Messi rikthehet në stërvitje, mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Dortmundit - Bota Sot
Messi rikthehet në stërvitje, mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Dortmundit

Futboll

Messi rikthehet në stërvitje, mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Dortmundit

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 13:04
Lionel Messi

Leo Messi është rikthyer në stërvitje me grupin këtë të diel pas ndeshjes së fituar 5-2 nga Barcelona kundër Valencias, në të cilën Argjentinasi nuk mori pjesë për arsye dëmtimi.

“Ylli” i “blaugranave” iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet për ndeshjen e Champiosnit me Borussian e Dortmundit, duke rritur shpresat për një aktivizim të mundshëm ndaj verdhezinjve.

Trajneri Valverde u shpreh të shtunën e kaluar se ishte shumë e vështirë që ai të mund të besonte tek Messi për këtë takim. Gjithsesi, fakti që nuk stërvitet më veçmas i lë një derë të hapur mrekullisë.

Barcelona do të zhvillojë edhe një seancë tjetër stërvitore në shtëpi, të hënën, para se të niset drejt Dortmundit. Nëse Messi do të udhëtojë bashkë me skuadrën do të mësohet gjatë ditës së parë të javës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...