Liverpool nis bisedimet me Mane, synon rinovimi i kontratës - Bota Sot
Liverpool nis bisedimet me Mane, synon rinovimi i kontratës

Futboll

Liverpool nis bisedimet me Mane, synon rinovimi i kontratës

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 15:18
Sadio Mane

Liverpool po synon ‘blindimin’ e Sadio Mane.

Sadio Mane është një nga lojtarët më të mirë të Liverpool në tri edicionet e fundit, dhe ‘Reds’ nuk duan ta humbin lojtarin.

‘Daily Star’ raporton se skuadra nga ‘Anfield’ ka nisur bisedimet me lojtarin për të arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Mane është valide deri në vitin 2023, por ai mund të nënshkruajë një kontratë më të gjatë, me rritje page.

Lojtari gjatë verës ka nxitur edhe interesimin e Real Madrid, e këtë duhet pasur parasysh Liverpool, pasi ‘Los Blancos’ nuk dështojnë shpesh në tentimet e tyre për transferime.

Mbetet të shihet nëse Mane do të vë firmën në kontratën e re të propozuar nga ‘Reds’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...