Në stadiumin e Laçit luhet takimi i javës së katërt mes Laçit dhe Partizanit, por duket se kryesorit Eldorjan Hamiti i ka shpëtuar një detaj pa kapur.
Portieri i kurbinasve, Dimitri Stazhilla, është futur në pjesën e parë me një veshje totalisht të kuqe, e cila ngjan pothuajse me atë që kanë veshur lojtarët e Partizanit.
Kujtojmë që arbitrat duhet të kujdesen edhe për detaje të tilla, pasi veshjet e njëjta të futbollistëve, apo qoftë edhe trajnerëve pranë fushës, mund të jenë burim ngatërresash në episode të caktuara gjatë lojës.