De Bruyne: Ende mund të fitojmë Premier Ligën - Bota Sot
De Bruyne: Ende mund të fitojmë Premier Ligën

Futboll

De Bruyne: Ende mund të fitojmë Premier Ligën

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 09:11
Kevin de Bruyne

Sulmuesi i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka thënë se ende kanë shpresa për ta fituar Premier Ligën.

Dje kanë humbur ndaj Norwich (3-2), gjë që ka bërë të jetë pesë pikë mbrapa Liverpoolit, të cilët nuk dinë për humbje.

Kampionët e Anglisë edhe sezonin e kaluar ishin shtatë pikë mbrapa “Reds”.

Për këtë gjë ka folur belgu që ka thënë se ka shpresa për të dalë fitimtarë.

“Mund të fitojmë më pikë të njëjta si sezonin e kaluar. Është shumë vështirë dhe ne duam të dalim të parët, nuk ka rëndësi mënyra. Sezonin e kaluar ishim shtatë pikë mbrapa, mirëpo ia dolëm. Askush nuk është i zemëruar më njëri-tjetrin. Të gjithë bëjnë gabime. Të mërkurën ndeshja ndaj Shahktar do të jetë e rëndësishme”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...