Coutinho: Jam më i lumtur te Bayern se te Liverpool e Barcelona

Futboll

Coutinho: Jam më i lumtur te Bayern se te Liverpool e Barcelona

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 09:06
Philippe Coutinho

Mesfushori, Philippe Coutinho ka thënë se është më i lumtur te Bayern Munich se te Barcelona e Liverpool.

Braziliani është huazuar nga klubi gjerman këtë verë dhe ka pasur shumë kritika për sezonin e dobët te klubi spanjoll.

Ai tha se gjithmonë është duke u ndjerë më i lumtur në “Allianz Arena”, transmeton KosovaPress.

“Në ditët e para takova bashkëlojtarët dhe trajnerët. Çdo ditë ndihem më i lumtur. Bayerni është më familjar se klubet e mia të vjetra. E di atmosferën në Liverpool, por është ende më familjar këtu”, deklaroi ai.

Bayern nesër do të luaj kundër FK Crvena Zvezda në ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat