Tairi: Respekt për A.Pandev, pikët do të ngelin në Strugë

Futboll

Tairi: Respekt për A.Pandev, pikët do të ngelin në Strugë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:52
Tairi: Respekt për A.Pandev, pikët do të ngelin në Strugë

Edhe në Strugë pritet të luhet një ndeshje interesante mes vendësve të Struga Trim Lum dhe A.Pandev. Flamur Tairi thotë se respektojnë kundërshtarin, por pikët do të mbesin në Strugë.

“Po ne presim vetëm fitore. Me gjithë respektin që kemi për Akademija Pandev, por them se në fushën tonë nuk na tolerohen gabimet. Prandaj presim që pikët të ngelin në Strugë”, tha njëri nga lojtarët më të mirë dhe më me përvojë te Struga Trim Lum, Flamur Tairi.

Kjo ndeshje do të luhet të mërkurën me fillim prej orës 15:30 minuta.

LPFMV, java e 6-të
(e mërkurë, ora 15:30)

Shkupi-Vardar
Sileks-Borec
Rabotnicki-makedonija GJP
Renova-Shkëndija
Struga Trim Lum-A.Pandev

Renditja:A.Pandev 13, Makedonija GJP 11, Vardar 10, Shkupi 8, Renova 7, Struga Trim Lum 7, Shkëndija 4, Borec 4, Sileks 3, Rabotnicki 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat