Derbi shqiptar në Tetovë! Neziri: Derbi lokal sjell adrenalinë - Bota Sot
Derbi shqiptar në Tetovë! Neziri: Derbi lokal sjell adrenalinë

Futboll

Derbi shqiptar në Tetovë! Neziri: Derbi lokal sjell adrenalinë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:54
Derbi shqiptar në Tetovë! Neziri: Derbi lokal sjell adrenalinë

Të mërkurën, do të luhet edhe një derbi tjetër i madh, ai mes Renovës dhe Shkëndijës. Mbrojtësi i kampionit aktual, Mexhit Neziri, thotë se do të japin maksimumin për të fituar tre pikë.

“Është derbi lokal dhe përballjet e tilla gjithmomë sjellin adrenalinë shtesë dhe ne jemi të vetëdishëm për atë cka pritet nga ne. Nuk e nisëm si duhet sezonin duke vuajtur mungesën e rezultateve, por fakti që fituam bindshëm në ndeshjen e fundit ktheu vetbesimin dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë për tu kthyer në nivelet që duhet të jemi.

Stafi teknik kërkon nga ne që gjërat ti marrim pa eufori dhe në cdo ndeshje të radhës të dëshmojmë se meritojmë të fitojmë.

Kështu do të jetë edhe kësaj radhe të japim maksimumin të jemi më të mirë në fushë dhe të marrim tre pikë nga kjo ndeshje”, deklaroi mbrojtësi Mexhit Neziri, ish-lojtar i Renovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...