I zvogëlohet dënimi

Futboll

I zvogëlohet dënimi

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:19
I zvogëlohet dënimi

Lajm i mirë për futbollistin brazilian Neymar dhe skuadrën e PSG-së.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që t’ia zvogëlojë dënimin sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, në Champions League nga tri në dy ndeshje pezullim.  

Ylli brazilian do të mungojë në ndeshjen kundër Real Madridit, si dhe në ndeshjen e 1 tetorit kundër Galatasarayt, në kuadër të Grupit A.

UEFA kishte vendosur ta dënojë Neymarin me tri ndeshje pezullim, pasi ai ofendoi gjyqtarët pas eliminimit të PSG-së nga Champions League kundër Manchester Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat