Vogëlushen e quajtur Olta, e shoqëronte kjo sëmundje prej kohësh, duke e bërë atë që të vuante që në një moshë të vogël. Megjithatë kjo sëmundje duket se ka kaluar, dhe vogëlushes i është rikthyer përsëri buzëqeshja. Pikërisht, për kurimin e kësaj sëmundje familja kosovare është ndihmuar nga futbollisti me origjinë ganeze, Gerald Asamoah.
40-vjeçari i cili në të kaluarën ka luajtur për skuadrat gjermane si Hanoveri, Schalke 04, St. Pauli dhe Deuther Furthi, por edhe kombëtaren e Gjermanisë, ka një fondacion ku ndihmon personat në nevojë.
Pikërisht në rastin e fundit Asamoah ka pasur fatin të ndihmojë vogëlushen kosovare, të cilën e shpëtoi nga një sëmundje e rëndë.
Gazeni ka postuar një foto në “Twitter”, ku shkruan: “Sot së bashku me fondacionin tim, kemi vizituar zemrën e vogël, Oltën, nga Kosova në Qendrën Klinike të Zemrës në Freiburg. Nuk ka asgjë më të mirë për mua se sa të shoh një fëmijë të buzëqeshë përsëri.”, shkruan Asamoah.