Conte shpërthen ndaj lojtarëve. Nuk është ky futbolli... - Bota Sot
Conte shpërthen ndaj lojtarëve. Nuk është ky futbolli...

Futboll

Conte shpërthen ndaj lojtarëve. Nuk është ky futbolli...

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:45
Antonio Conte

Me fjalë të ashpra dhe vlerësim negativ për të tijtë e ka komentuar barazimin 1-1 të Inter ndaj Slavia Praga trajneri zikaltër, Antonio Conte. “Nuk është ky futbolli ynë, por lojtarët duhen lënë të qetë. Duhet të kemi më shumë personalitet dhe të rritemi shumë. Kur flas për rrugëtim rritje, unë e di se çfarë situate kemi këtu”.

“Problem fizik për ndeshjen e dyfishtë? Po flasim për asgjë. Duhej të vraponim më shumë se ata dhe të ishim më të këqinj se ata. Nuk është se unë vij, prek dhe ata shndërrohen. Ka shumë për të punuar, nuk kemi dëshmuar asgjë nga futbolli ynë. Ne stërvitemi për një tjetër lloj futbolli. Këta tanët janë hapa rritje, shumë djem duhet të rriten në këto nivele”.

“Lukaku? Nuk duhet të flasim individualisht, sot ishim të gjithë nën nivelin e minimal. Unë i pari duhet të dënohem para klasës. Nuk ka vend për të folur për njërin ose tjetrin. Nuk stërvitemi për topa të gjatë, nuk luajmë kështu. Unë nuk propozoj këtë futboll. Ne stërvitemi për të ndërtuar, luajmë me një takim për të zhbërë presingun e kundërshtarit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...