Tri ndeshjet më interesante të elitës së Kosovës - Bota Sot
Tri ndeshjet më interesante të elitës së Kosovës

Futboll

Tri ndeshjet më interesante të elitës së Kosovës

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:12
Tri ndeshjet më interesante të elitës së Kosovës

Tri ndeshjet më interesante të xhiros së 5-të të Superligës së Kosovës do të luhen në një ditë të vetme dhe ato zhvillohen sot.

“Zahir Pajaziti” hapë dyert për ndeshjen më interesante të ditës që zhvillohet mes dy ekipeve që luftojnë për titullin kampion, Llapit dhe Dritës.

Fitoret e fundjavës iu kanë dhënë “krahë” skuadrave bardhekaltër, që do të luftojnë vetëm për trepikësh, me duelet mes tyre që kanë qenë gjithmonë të paparashikueshme në vitet e fundit.

“Riza Lushta” do të jetë stadiumi që pret një tjetër super-sfidë sot.

Trepça ’89 që e ka nisur kampionatin me ndeshje të mira por me vetëm një fitore në katër xhiro, pret Prishtinën që nuk e ka asnjë të tillë.

89-shi, i kthyer në identitetin e saj, me lojë të shpejtë e të bukur do të kërkojë fitoren, e cila i duhet edhe Bylbyl Sokolit për ta larguar ekipin nga pjesa më e poshtme e tabelës.

Ndërkohë një tjetër ballafaqim për t’u ndjekur është ai mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Tri fitoret në tri ndeshjet e fundit e kanë ngritur Gjilanin në vendin e dytë, por përballë ka ekipin që e ka mposhtur rregullisht në edicionin e kaluar, Ballkanin, që s’ka pësuar ende asnjë humbje këtë kampionat.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...