Rashica befason me hapin e tij

Futboll

Rashica befason me hapin e tij

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:28
Rashica befason me vendimin e tij

Mesfushori i Kosovës është i gatshëm të rikthehet këtë fundjavë pas mungesës prej tri javësh

Milot Rashica e ka lënë prapa krahëve lëndimin e fundit. Futbollisti mbeti jashtë fushës së blertë për më shumë se tri javë, duke i humbur tri ndeshje të Bundesligës.

Gjithashtu, vushtrriasi nuk mundi ta ndihmonte as kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Megjithatë, 23 vjeçari ka ushtruar këtë javë me grupin dhe është i gatshëm të rikthehet për ndeshjen e së shtunës ndaj Leipzigut.

“I lumtur që po kthehem në fushën e blertë, për ta bërë atë që më pëlqen ta bëj”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat