Lufta burokratike kundër kohës, Spanja i heq El Clasico talentit të Barcelonas! - Bota Sot
Lufta burokratike kundër kohës, Spanja i heq El Clasico talentit të Barcelonas!

Futboll

Lufta burokratike kundër kohës, Spanja i heq El Clasico talentit të Barcelonas!

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 17:17
Ansu Fati

Talenti i rekordeve, ashtu ndoshta si edhe e ka mbiemrin: FATI! Po flasim për zbulimin më të madh të këtij sezoni te Barcelona, që më në fund është kthyer të shohë Akademinë dhe "La Masia"-n e famshme, ku dikur peshkonte më të mirët...

Anssumane "Ansu" Fati, sulmues krahu, datëlindja 2002, me origjinë nga Guinea-Bisau, së shpejti do të marrë nënshtetësinë spanjolle. Federata iberike është duke bërë çmos që kjo mundësi e artë të mos i ikë pa përfituar. Sipas "El Mundo Deportivos", së shpejti djaloshi do të udhëtojë me Spanjën U-17 në Botërorin e kësaj kategorie.

Ndeshjet do të luhen në Brazil nga data 26 tetor deri më 17 nëntor. Thuajse një muaj larg "Camp Nou", një mungesë që do ta detyronte të mungonte ndaj Real Madrid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...