Skuadra me renome Prishtina më në fund gjen rehatinë, shijon fitoren e parë pas një barazimit e dy humbjeve në elitën e futbollit.
Kryetrajneri i ri i Prishtinës. Bylbyl Sokoli, për të cilin ishte ndeshja e dytë në bankinën e bardhekaltërve, ia dolën të kthehen me tri pikë, duke i shkaktuar humbje me 1:0 Trepçës ’89, në ndeshjen e javës së pestë që u luajt në “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Në minutën e 62-të, Ahmed Januzi realizoi për triumfin e madh të Prishtinës me rezultat 0:1.
Prishtina është në vend të tetë me 4 pikë, ka një takim me pak me Dukagjinin e Klinës dhe Trepça ’89 renditet një pozitë më lartë me një pikë më shumë.
Superliga e Kosovës, java e 5-të
Gjilani-Ballkani 1:0
Llapi-Drita 2:2
Trepça '89-Prishtina 0:1
E enjte
Dukagjini-Ferizaj 16.00
Vushtrria-Drenica 16.00
Feronikeli-Flamurtari 16.00
Tabela
1. Gjilani 5 4 0 1 12
2. Drita 5 3 1 1 10
3. Ballkani 5 2 2 1 8
4. Llapi 5 2 2 1 8
5. Flamurtari 4 2 1 1 7
6. Feronikeli 4 2 0 2 6
7. Trepça ’89 5 1 2 2 5
8. Prishtina 4 1 1 2 4
9. Drenica 4 1 1 2 4
10. Vushtrria 4 1 1 2 4
11. Ferizaj 4 1 0 3 3
12. Dukagjini 3 0 1 2 1