Gati ndaj Milanit - Bota Sot
Gati ndaj Milanit

Futboll

Gati ndaj Milanit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:11
Gati ndaj Milanit

Shoh shumë gjera tek ky Inter që më kujtojnë Atleticon e sezonit 2013-14.

Diego Roberto Godin nuk ka dyshime, zikaltërit i kujton ish-skuadrën e tij që për periudhën për të cilën flet, Los Colchoneros fituan titullin kampion në La Liga.

Inter sipas mbrojtësit ngjason në shumë aspekte me klubin spanjoll, për shpirtin e garës, dëshirës për të qenë të bashkuar, për të punuar dhe për të bërë sa më mirë.

Godin shprehet se kundër Milanit, zikaltërit nuk duhet të zhgënjejnë tifozët:  “E rëndësishme është që të mos zhgënjejmë tifozët. Një skuadër ka nevojë për ta, për shtysën që të japin. Përtej projekteve që kanë drejtuesit e klubit, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Ndaj kundër Milanit duhet të japim maksimumin për të mos i zhgënjyer”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...