Juve shpërdoroi avantazhin me dy gola, çudit Sarri: “Aspekt pozitiv! Ja çfarë shkruaj në fletore…” - Bota Sot
Juve shpërdoroi avantazhin me dy gola, çudit Sarri: “Aspekt pozitiv! Ja çfarë shkruaj në fletore…”

Futboll

Juve shpërdoroi avantazhin me dy gola, çudit Sarri: “Aspekt pozitiv! Ja çfarë shkruaj në fletore…”

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 23:41
Maurizio Sarri

“E shoh në një aspekt pozitiv, një ndeshje e vërtetë, mirë në krahasim me të fundit. Në aspektin negative, sepse e kishim ndeshjen në duar dhe kjo na e lë shijen e hidhur. Nuk shënonim prej shumë ndeshje, ndërkohë që shkuam afër 3-1. Ishim të gjallë, por u shfaqëm të lehtë në situata të parashikueshme dhe na kushtoi rezultatin e ndeshjes”, analizoi Maurizio Sarri.

“Cuadrado? Ishte e parashikueshme, një ndeshje e hapur dhe Cuadrado mund të ishte shumë i dobishëm. Juve në kushte fizike dhe personaliteti? Mendoj se në Firence kishte situata negative dhe u ndikuam. Fiorentina na vuri në vështirësi dhe paguam fajet tona në mënyrë shumë serioze. Sot ishim të vendosur”, komentoi trajneri i Juventus.

“Fletorja e shënimeve? Ne në pankinë shkruajmë për të thjeshtësuar punën nesër në mëngjes. Kemi në mendje episode. Kemi lejuar 20 ndryshime fushe, duke lejuar kaq shumë, e mbanim topin zbuluar për shumë kohë, edhe djemtë ndonjë faj e kanë. Gjithsesi është edhe faji im që nëse të stërvis në një zonë dhe më pas të vendos të luash në një tjetër vend, ndonjë vështirësi ta krijoj”, deklaroi Sarri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat