Ferdinand: Hazard, iu bashkua Realit në kohën e gabuar - Bota Sot
Ferdinand: Hazard, iu bashkua Realit në kohën e gabuar

Futboll

Ferdinand: Hazard, iu bashkua Realit në kohën e gabuar

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 14:00
Eden Hazard

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka thënë se sulmuesi Eden Hazard, i është bashkuar Realit në kohën e gabuar.

Hazard u transferua këtë verë për 100 milionë euro nga Chelsea, transmeton KosovaPress.

Belgu dje luajti për herë të parë në formacionin e parë, mirëpo humbën nga PSG (3-0).

Ferdinand beson që Hazard duhet të luajë shumë më mirë nëse dëshiron të jetë lojtari i ndeshjes.

“Kur i bashkohesh Realit, duhet të fitosh të drejtën për t’u bërë lojtari që i pasohet çdo top. Besoj që është bashkuar në kohën e gabuar. Te Chelsea ishte një ndër pesë lojtarët më të mirë në botë, por duke e parë në këtë ndeshje nuk mendoj se është i njëjti. Te Chelsea ishte lojtari kryesor, të cilit ia pasonin topin secili lojtar. Këtë gjë nuk do ta këtë të Reali, derisa ta fitojë”, deklaroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...