Van Dijk flet rreth thashethemeve për të ardhmen e tij, sqaron gjithçka

Futboll

Van Dijk flet rreth thashethemeve për të ardhmen e tij, sqaron gjithçka

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:10
Virgil Van Dijk

Qendër mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, ka sqaruar gjithçka lidhur me të ardhmen e tij.   

Shumë zëra kanë qarkulluar ditëve të fundit lidhur me të ardhmen e Van Dijk, me disa që e nisnin drejt La Liga, kurse disa të tjerë flisnin për një rinovim potencial me ‘Reds’.

Asnjë nga këto zëra duket se nuk është i vërtetë, pasi lojtari ka hedhur poshtë të dy opsionet, gjatë një deklarate të tij të fundit.

Holandezi ka thënë se nuk është duke u negociuar asgjë për të ardhmen e tij, pasi ai ka një kontratë valide me Liverpool.

“Nuk po ndodh asgjë, kjo është e gjitha. Nuk varët nga unë. Kam parë disa raportime se po pajtohem për një marrëveshje të re, por nuk është e vërtetë” ka thënë Van Dijk për ‘Sky Sport’.

“Nuk po diskutoj asgjë. Gjëja e vetme që dua është të fokusohem në lojë dhe pastaj shohim se çfarë ndodh në të ardhmen” ka shtuar tutje gjiganti i mbrojtjes së ‘Reds’.

Van Dijk ishte figura tragjike e ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën Liveprool e luajti kundër Napoli, duke bërë një gabim që solli direkt golin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat