Zyrtari i Barcelonës: De Ligt zgjodhi Juventusin për para - Bota Sot
Zyrtari i Barcelonës: De Ligt zgjodhi Juventusin për para

Futboll

Zyrtari i Barcelonës: De Ligt zgjodhi Juventusin për para

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:37
Matthijs De Ligt

Matthijs De Ligt ka qenë një nga temat kryesore të merkatos së verës, me lojtarin që lidhej me një kalim tek Barca, PSG e në fund zgjodhi Juventusin.

 Drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se lojtari këtë zgjedhje e bëri vetëm për përfitime ekonomike, duke u ndihmuar edhe nga ligji italian për taksat.

“Ne i kemi bërë një ofertë, por ai preferoi të shkonte tek Juventus, ku taksat e lejojnë të fitojë më shumë” ka thënë Oscar Grau.

Barcelona ishte favoritja deri në momentet e fundit, kur Juventus shkoi ‘All in’ për lojtarin holandez.

De Ligt nuk e ka nisur aq mirë me skuadrën e re, duke pranuar shumë kritika, sidomos pas ndeshjes me Napoli, ku gaboi në dy raste kur Juve pranonte golat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...