Liverpooli po mendon të zgjasë kontratën me sulmuesin kryesor Sadio Mane. Afrikani rinovoi nëntorin e kaluar deri në vitin 2023, por drejtuesit duan të firmosin me të deri në vitin 2025. Senegalezi ka treguar një formë fantastike dhe është kthyer në liderin e të kuqve.
Mane do të përfitojë rritje rroge dhe pritet të paguhet 13 milionë euro në sezon. Në rast se një zgjatje e tillë ndodh, Mane do të bëhet futbollisti më i paguar i "Redsave" duke lënë pas vetes Salahn, Virgil van Dijkun dhe Roberto Firminon, duke qenë futbollisti i parë i kampionëve të Champions Leagues që fiton më shumë se 200 mijë euro në javë.