Juventusi e mbyll vitin financiar me të ardhura rekord në Itali

Futboll

Juventusi e mbyll vitin financiar me të ardhura rekord në Itali

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:17
Cristiano Ronaldo

Bordi i Drejtorëve të Juventusit, i cili u takua dje në Torino, nën kryesimin e Andrea Agnelli, shqyrtoi dhe aprovoi draftin e pasqyrave financiare që nga 30 qershori 2019, planin e zhvillimit për vitet financiare 2019-2020 deri 2023-2024, caktoi një përfaqësues për të rritur kapitalin aksionar dhe propozoi ndryshimin e akteve të tjera nënligjore.

Siç është raportuar nga klubi bardhezi, viti i fundit financiar shënoi të ardhura prej 621.5 milionë euro (rekord për Juven dhe Italinë) dhe një deficit prej 39.9 milionë euro. Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve vendosi të thërrasë mbledhjen e aksionarëve më 24 tetor, në orën 10 të mëngjesit, në “Allianz Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat