Bayerni nuk njeh rival në Gjermani

Futboll

Bayerni nuk njeh rival në Gjermani

Nga: K. Goca Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:19
Bayerni nuk njeh rival në Gjermani

Kampioni në fuqi gjerman, Bayerni nga Munihu, vazhdon me serinë e rezultateve pozitive në Bundesliga I. Ata në “Allianz - Arena” i shkaktuan humbje të thellë me rezultat 4:0 Koln-it, në kuadër të javës së pestë. 

Bavarezët shkëlqyen me lojë dhe njëherësh ndër më të dalluarit ka qenë sulmuesi polak, Robert Lewandowski, që realizoi dy gola.  

Golat i realizuan Robert Lewandowski (3' e 48'), Philippe Coutinho (62'-nga penalltia) e Ivan Perishiç (73'). Bayerni ka tri fitore e dy barazime, me goldallim 16:4, udhëheq renditjen me 11 pikë, ndërsa Koln është i 16-ti me 3 pikë apo me një fitore e 4 humbje me goldallim negativ 4:11.

Duhet shtuar se nga minuta e 59-të, Koln luajti me një futbollit me pak kur futbollisti Ehizibue u përjashtua me karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat