Sipas shtypit anglez, Thomas Meunier mund të jetë përforcimi i radhës i bardhezinjve. Kontrata e mbrojtësit të PSG-së skadon në qershorin e 2020-ës dhe duket se, të paktën për momentin, klubi francez nuk ka ndërmend t'ia rinovojë.
Belgu 28-vjeçar ka qenë afër Italisë edhe në të kaluarën, me Inter-in dhe Napoli-n që e kanë kërkuar gjatë kohës që ai luante me Club Brugge, por janë tërhequr pas ndërhyrjes së francezëve.
Mbrojtësi i krahut është i fuqishëm dhe ka një nuhatje të madhe për golin (20 në Belgjikë, 13 me fanellën e PSG-së, me të fundit që ka ardhur kundër Real-it në Champions). Problemi i bardhezinjve është se për lojtarin interesohet edhe Arsenal.