Gjilani sfidon Prishtinën në Fadil Vokrri

Futboll

Gjilani sfidon Prishtinën në Fadil Vokrri

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:46
Gjilani sfidon Prishtinën në Fadil Vokrri

Sot në mbrëmje është prova e vërtetë për Gjilanin në IPKO Superligën e Kosovës dhe sot do të kuptohet nëse skuadra e Gentian Mezanit mund të luftojë vërtetë për titullin apo do të mjaftohet thjeshtë me Europën.

Në orën 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri, Prishtina me trajnerin e tretë në stol për këtë sezon, ish-mbrojtësin Armend Dallku i cili do të nisë një karrierë të re do të kërkojë të vëjë në provë “skifterat” të cilët vinë pas 4 fitoresh radhazi dhe të paktën nuk kërkojnë të largohen pa pikë nga kryeqyteti.

Fitorja e fundit në transfertë ndaj Trepça ’89 ka rritur besimin te skuadra kryeqytetase që objektiv kryesor ka titullin në këtë sezon por në 4 ndeshje të zhvilluara deri tani ka marrë vetëm 4 pikë dhe pozicionohet në vendin e parafundit. Prishtina-Gjilani është një ndeshje që premton spektakël.

Por java e 6-të e IPKO Superligës së Kosovës nis në orën 15:00 me dy ndeshje shumë interesante që nuk do të mungojnë në Supersport. Në Gjilan Drita pret Trepça ’89 në një ndeshje ku vendasit janë dukshëm favoritë. Në të njëjtën orë, Feronikeli do të kërkojë pikët e para në transfertë për këtë sezon në fushën e Dukagjinit që pozicionohet në vendin e fundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat