Zidane: Ndeshja me Sevillan, më e mira që nga rikthimi - Bota Sot
Zidane: Ndeshja me Sevillan, më e mira që nga rikthimi

Futboll

Zidane: Ndeshja me Sevillan, më e mira që nga rikthimi

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:02
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane e ka etiketuar fitoren 1-0 të Real Madrid ndaj Sevilla si performancën më të mirë të skuadrës që kur u kthye si trajner në mars.

Goli i minutës së 64-të të Karim Benzemas bëri që ‘Los Blancos’ të merrnin të tre pikët në stadiumin ‘Ramon Sanchez Pizjuan’ dhe kështu të riktheheshin në maje të La Ligas.

“Së pari, unë jam i lumtur”, tha ai.

“Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme për 90 minuta në një fushë të vështirë”.

“Më duhet të uroj të gjithë lojtarët e mi”.

“Është një fitore kolektive dhe unë jam i lumtur për të gjithë. Kjo ndeshje më ka kënaqur më shumë që kur u ktheva”, deklaroi tekniku francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...