Ja sa bileta janë shitur deri më tani për takimin, Kosova – Gjibraltar - Bota Sot
Ja sa bileta janë shitur deri më tani për takimin, Kosova – Gjibraltar

Futboll

Ja sa bileta janë shitur deri më tani për takimin, Kosova – Gjibraltar

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës pas suksesit të arritur në muajin shtator, do t’i zhvillojë dy ndeshje në muajin tetor.

Djelmoshat e Bernard Challandes fillimisht do ta zhvillojnë një miqësore kundër Gjibraltarit për t’u përgatitur për ndeshjen eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro 2020” kundër Malit të Zi.

Ndeshja miqësore me Gjibraltarin do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 10 tetor me fillim nga ora 18:00.

Tashmë ka filluar edhe shitja e biletave për këtë ndeshje përmes sistemit online në aplikacionin ‘ticks.app”.

Shitja e biletave ka filluar në pasditën e sotme nga ora 17:00.

Zëri ka mësuar ekskluzivisht se pas 45 minutash, janë shitur rreth gjashtë mijë bileta.

Natyrisht, shitja e biletave për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin ka shkuar më ngadalë se në ndeshjet e kaluara.

Ndryshe, katër ditë pas kësaj ndeshje, Kosova e pret Malin e Zi në Prishtinë në kuadër të grupit A në eliminatoret e “Euro 2020”.

Momentalisht, Kosova renditet në vendin e tretë me tetë pikë, një më shumë se Republika e Çekisë që renditet në vendin e dytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...