Zidane: Kur humbim thonë duhet të shkarkohem

Futboll

Zidane: Kur humbim thonë duhet të shkarkohem

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 16:39
Zidane: Kur humbim thonë duhet të shkarkohem

Zinedine Zidane ka folur në konferncën për shtyp para ndeshjes ndaj Osasunës e cila do të zhvillohet nesër në mbrëmje.

Pas fitores së vështirë ndaj Sevillas, Zidane është shprehur i kënaqur për reagimin e skuadrës pas humbjes turpëruese nga PSG-ja në Champions.

Ai gjithashtu foli dhe për të ardhmen te Reali ku është venë në qëndër të kritikave nga tifozët pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fudnit.

"Kur humbim thonë duhet të shkarkohem, kur fitoj thonë duhet të rri. Kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë. Kundër Osasunës duhet të bëjmë më të mirën tonë, sepse është ndeshje e vështirë. Duhet të tregojmë intensitetin e njëjtë dhe dëshirën e njëjtë si me Sevillën", deklaroi Zidane.

"Ky i fundit ka komentuar edhe shpërblimin që fitoi Lionel Messi nga FIFA, si lojtari më i mirë në botë. "As që e kam parë bile. Ajo është garë ku votojnë shumë njerëz", theksoi trajneri i Realit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat