Futbollistja: Më trajtojnë si hajdute në supermarket

Futboll

Futbollistja: Më trajtojnë si hajdute në supermarket

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:55
Futbollistja: Më trajtojnë si hajdute në supermarket

Teksa në Itali nuk janë mbyllur ende debatet për racizmin, një denoncim është bërë publik nga Spanja. Bëhet fjalë për futbollisten e Atletikos së Madridit,  Ludmila Da Silva.

25-vjeçarja braziliane akuzon se gjithmonë kur shkon në supermarket, e trajtojnë si hajdute. Ajo arriti edhe ta filmonte këtë moment të sikletshëm, teksa sapo ajo futej në supermarket, personat përgjegjës të sigurisë afroheshin për ta monitoruar se mos vidhte diçka.

“Siguria më vëzhgon gjithmonë dhe nëse unë vendos një dorë në çantën time, ata mendojnë se kam vjedhur diçka. Unë sapo futem në supermarket dhe personat përgjegjës të sigurisë afrohen. Është e frikshme!

Një sjellje skandaloze që me ndodh gjithmonë që shkoj në supermarket”, shprehet futbollistja e Atletikos së Madridit dhe kombëtares së Brazilit për femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat