Prishtina triumfon, Dukagjini nuk shënon as pas 540 minutave

Futboll

Prishtina triumfon, Dukagjini nuk shënon as pas 540 minutave

Nga: K. Goca Më: 25 shtator 2019 Në ora: 19:47
Pamje nga ndeshja

Prishtina vazhdon me rezultate të mira, regjistron fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit dhe për dy pikë i afrohet Feronikelit dhe Gjilanit, të cilat ndajnë vendin e parë e të dytë me nga 12 pikë, me goldallim të njëjtë 10:6.

Prishtina e mposhti me rezultat 2:0 Dukagjinin e Klinës, në ndeshjen e mbetur të javës së dytë të Superligës së Kosovës.  

Dukagjini po thyen rekord të zi në elitë, plotë 6 ndeshje apo 540 minuta nuk po shënojnë gol, ka goldallimin negativ 0:11.

Prishtina bëri lojë të mirë dhe arriti tri pikë të mëdha, duke i shtuar gjasat për kreun e tabelës. Kryetrajneri i ri, Armend Dallku, është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij.

Në minutën e 7-të, Meriton Korenica kaloi në epërsi bardhekaltrit. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 51-t, Leonit Abazi thellon fitoren me rezultat 2:0. Prishtina renditet në vend të gjashtë me 10 pikë, ndërsa Dukagjini është në fund të renditjes me 1 pikë. Në sfidën e radhës, Dukagjini është mysafir i Llapit dhe Prishtina i Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat