Letër e hapur kryesisë së KF Dukagjini Klinë

Futboll

Letër e hapur kryesisë së KF Dukagjini Klinë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 19:01
Miftar Dragidella

Për gjashtë ndeshje, asnjë gol i shënuar - kush është fajtor?

Lexova sot një kumtesë të  KF Dukagjinit, ish - klubit tim të zemrës, të djersës e të sakrificës.
Aty i gjithë faji për mungesën e rezultateve i gjuhet dikujt jashtë.
Përse ajo kryesi nuk e merr një përqindje të fajit për vete?
Për faula e kartonë të verdhë nuk do të kishte nevojë për një kumtesë të tillë.
Mosarritja e rezultateve nuk arsyetohet me fajin tënd. 6 ndeshje ASNJË gol! 6 ndeshje vetëm një pikë!
Trajneri do të duhej shkarkuar, ose kryesia të zëvendësohet me njerëz që e njohin futbollin dhe e ndihmojnë klubin.
Kryesia që fajtorin e mossukseseve e sheh tek të tjeret tregon paaftësinë e vet.
Nje faul kurrë nuk ta humb ndeshjen. 

Nga përbërja e ekipit që e shoh nga larg mund të konstatoj se aty është gabimi. 
Nëse klubi dëshiron të mbetet në Supsrligë është momenti i fundit të ndryshohet shtabi teknik apo kryesia e klubit e cila do ta bënte një gjë të tillë.

Një trajner që ka edhe obligime tjera (përfaqësuesen e vendit të vet) dhe e lë ekipin në një kohë kur nevojitej kthesa nuk do të duhesh të kishte vend më në klub.

Nëse pajtoheni që vitin tjetër të luani në një rang më të ulët edhe atëherë lirohuni nga individët e ardhur dhe të shtrenjtë, se te bini nga liga nuk u duhen ata.

Kërkoj falje nëse do të keqkuptohem nga dikush, shkruan Miftar Dragidella, kryetari i parë i KF Dukagjini Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat