Vdes ish trajneri i Prishtinës, që udhëhoqi edhe gjeneratën e Vokrrit

Futboll

Vdes ish trajneri i Prishtinës, që udhëhoqi edhe gjeneratën e Vokrrit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2019 Në ora: 10:52
Vdes ish trajneri i Prishtinës, që udhëhoqi edhe gjeneratën e Vokrrit

Në moshën 80-vjeçare ndërroi jetë Vukashin Vishnjevci, ish futbollist dhe trajner! Ai kishte lindur në Gacko më 15 qershor të vitit 1939, si futbollist luajti për Sarajevën, Igmanin, Sllogën e Dobojt, Istria dhe Rovinjën. 

Image

Rilindja e vitit 1984 kur Shosholli emërohet kryetrajner i Prishtinës dhe largohet Vishnjevci. 

Një kohë trajner edhe i Rovinjës, Sarajevës (1975–1977), Velezhit të Mostarit (1977-1980), Olimpia të Lubjanës (1980–1981), Vardarit të Shkupit (1983–1984), KF Prishtina (1984 për një kohë të shkurtër), KF Vojvodina (1985) etj.  

Vishnjevci ka qenë një periudhë të shkurtër trajner i Prishtinës në vitin 1984, në kohën e gjeneratës së artë të Prishtinës, kohës së Fadil Vokrrit.

Vishnjevci nuk mbahet mend që kishte bërë diçka në Prishtinë dhe ishte larguar si i pasuksesshëm, në vend të tij kishte ardhur Ajet Shosholli kryetrajner, duke vazhduar deri në pranverën e vitit 1985 dhe pastaj emërohet kryetrajner kroati Mirosllav Qira Bllazheviqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat