Latifi: Gjilani-Drita, derbi i të dielës dhe shumë i zjarrtë 

Futboll

Latifi: Gjilani-Drita, derbi i të dielës dhe shumë i zjarrtë 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:49
Latifi: Gjilani-Drita, derbi i të dielës dhe shumë i zjarrtë 

Ish portieri i Dritës, Artan Latifi, ndër më të mirët në vendin tonë, tha se vërtet do të jetë një derbi me përplot emocione sfida mes Gjilanit dhe Dritës. Ky është derbi më i madh në Kosovë në futboll, që pritet të mbledhë deri 10 mijë shikues, që luhet nesër në orën 15.00 në kuadër të javës së shtatë.

“Sa i përket derbit mendoj se do të jetë një nga derbit me të fortë për nga kualitetet që kanë pasur dyja ekipet nga pas lufta sepse si Drita ashtu edhe Gjilani kanë bërë super përforcime dhe lojtar shumë me përvojë, ku tregon edhe renditja tabelare. Si në të gjitha derbit që janë luajtur edhe në këtë nuk ka favorit nga ana ime si një ish lojtar, ku kam luajtur më shumë se 10 derbi.

Përvoja me tregon se këtu favorit nuk ka dhe se të përcaktosh fituesin para ndeshjes mendoj se është jo reale.  Çka është e vërteta, është derbi i të dielës që do të jetë shumë i zjarrtë, sidomos në tribuna kur dihet që ‘Intelektualët’ nuk janë kursyer asnjëherë dhe gjithmonë kanë dhënë diçka që vetëm ata din të japin.

Po ashtu edhe ‘Skifterat’ do të hijeshojnë këtë derbi të zjarrtë në futbollin e Kosovës me pranin e tyre. Dëshira ime është që Drita të merr 3 pikë, rezultati nuk është më rëndësi si do të jetë. Uroj te dyja ekipeve suksese dhe besoj që do të na japin një futboll të bukur”, thotë Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat