Batatina ironizoi me trajnerin Xhengis Rexhepin

Futboll

Batatina ironizoi me trajnerin Xhengis Rexhepin

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:20
Batatina ironizoi me trajnerin Xhengis Rexhepin

Tahir Batatina, kryetrajner i KF Llapit është shprehur i lumtur pas fitores së realizuar ndaj Dukagjinit (2:1), megjithëse thekson se përballë skuadrave të tilla nuk është aspak e vështirë të fitohet.Madje, Batatina ironizoi me trajnerin Xhengis Rexhepi duke deklaruar se kishte pritur një Barcelonë në “Zahir Pajaziti”.

“Kemi pritur Barcelonën e Dukagjinit, ndaj edhe jemi përgatitur maksimalisht. E kemi dominuar ekipin e Dukagjinit gjatë 90 minutave dhe kemi dëshmuar që këto skuadra si Dukagjini i mposhtim edhe me dhjetë futbollistë në fushën e lojës“, theksoi fillimisht Batatina për “Super Sport Kosova”.

Batatina e vazhdoi ironizimin e tij, teksa theksoi se skuadrën e Dukagjinit do ta kishte mposhtur edhe me dhjetë futbollistë që nga minuta e parë.“Deshëm që t’i respektojmë tifozët e Llapit, pasi që Dukagjinin do ta kishim mposhtur edhe me dhjetë lojtarë që nga fillimi i ndeshjes. Dua vetëm që t’u bëj me dije që në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ vështirë që do të mund të marrë pikë ndonjë skuadër. Ato dy barazime ishin vetëm aksidentale”, deklaroi Batatina.

“Dukagjinit ia mundësuam ta shënojnë një gol dhe te lë gëzohen me kaq deri në Klinë. Llapi është kategori tjetër për Dukagjinin”, përfundoi Batatina.Në ndeshjen e radhës Llapi është mysafir i Feronikelit në “Rexhep Rexhepi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat