Bayerni merr kreun, Leipzig mposhtet nga Schalke

Futboll

Bayerni merr kreun, Leipzig mposhtet nga Schalke

Nga: K. G. Më: 28 shtator 2019 Në ora: 17:22
Gnabry i Bayernit

Bayern Munihu është lider i ri në Bundesliga I në futboll. Bayerni importon tri pikë me fitoren minimale me rezultat 3:2 ndaj Paderbornit, por që i mjaftoi që të merr kreun e tabelës pas humbjes së Leipzig si vendas me 1:3 nga Schalke 04. Gnabry (15'), Coutinho (55') e Lewandowski (79') shënuan për Bayernin dhe Proger (68') e Collins (84') për Paderbornin.

Duhet veçuar golin e Collins të Paderborni që e realizoi nga 25 metra në pjesën e epërm të djathtë të portës së Bayernit.
Leipzig pësoi humbjen e parë dhe atë si vendas pas 4 fitoreve e një barazimi.

Leipzig mposhtet me 1:3 nga Schalke. Për Schalken 04 realizuan: Sane (29'), Harit (43'-nga penalltia) dhe Matondo (58'), kurse për Leipzig Forsberg (83'). Forsberg shënoi golin e nderit për Leipzig dhe nga rreth 20 metra pas një gabimi të portierit mysafir. Leipzig humb kreun e tabelës në Gjermani.

Bayerni kryeson me 14 pikë, ka një më shumë se Leipzig në vend të dytë, ndërsa Schalke është në pozitën e tretë me 13 sosh dhe Paderborn i fundit me një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat