Zgjidhet misteri: Messi nuk u shpall me vota të rreme “The Best”, ja e vërteta!

Futboll

Zgjidhet misteri: Messi nuk u shpall me vota të rreme “The Best”, ja e vërteta!

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 17:40
Lionel Messi

Shumë akuza kanë ardhur në drejtim të FIFA-s, fill pas shpalljes së Lionel Messit si “The Best” për sezonin 2018-19, pasi disa vota në drejtim të sulmuesit të Barcelonës janë llogaritur pa u votuar realisht.

Fillimisht ishte federata e Egjiptit që kërkoi llogari në FIFA, sepse ishin zhdukur vota e trajnerit dhe kapitenit të zgjedhur nga ana e tyre, si dhe trajneri i Sudanit, Zdravko Logarusic Ndërsa më pas ishte kapiteni i Nikaraguas, Juan Barrera, i cili tha se këtë vit nuk kishte votuar fare për këtë çmim, pasi FIFA nuk i kishte dërgua e-mail.

Reagimi ka ardhur sot nga federata e Nikaraguas, që nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëri me dije se Juan Barrera nuk ka votuar me të vërtetë, pasi trajneri i përfaqësuese së tyre vendosi që të votonte zëvendës kapiteni, Manuel Rosas, i cili të parin zgjodhi Messin, të dytin Ronaldon dhe në vend të tretë renditi Sadio Mane.

Gjithsesi enigmë mbetet se çfarë ndodhi me votën e Mohamed Salah, trajnerit të tij dhe trajnerit të Sudanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat