Pikë të mëdha për Chelseat, Tottenham mezi mund Southamptonin

Futboll

Pikë të mëdha për Chelseat, Tottenham mezi mund Southamptonin

Nga: K. Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 17:53
Chelsea

Chelsea fitoi tri pikë të rëndësishme, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Brightonit, në sfidën e javës së shtatë në Premier League. Kreatorë të fitores janë futbollistët Jorginho që shënuan në minutën e 50-të-nga penalltia dhe Willian në atë të 76-tën.  

Chelsea renditet në vend të gjashtë me 11 pikë, kurse Brighton në atë të 16-tën me 6 sosh. Tottenham arkëtoi tri pikë me mund të madh, duke mundur me 2:1 Southamptonin.

Ndombele (24') e Kane (43') shënuan për Tottenhamin dhe Ings (39') për Southamptonin.

Aurier në minutën e 31-të ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë me një lojtar me pak Tottenhamin por Southamptonin nuk e shfrytëzoi këtë përparësi për të importuar një pikë. Tottenham është në vend të katërt me 11 pikë, kurse Southamptonin i 14-ti me 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat