Ter Stegen shkruan historinë tek Barcelona – Asistimi i tij në golin e Suarez nuk do koment

Futboll

Ter Stegen shkruan historinë tek Barcelona – Asistimi i tij në golin e Suarez nuk do koment

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:23
Ter Stegen

Andre ter Stegen ka shkruar historinë në Barcelonë, duke i bërë portieri i parë në historinë e klubit katalonas që arrin të asistojë gol në La Liga, gjatë shekullit të 21-të.

Portieri gjerman e arriti këtë rekord gjatë fitores së Barcelonës me rezultat 2:0 kundër Getafes, të shtunën.

27-vjeçari e gjeti veten jashtë zonës së 16-metërshit, katër minuta para se të mbyllej pjesa e parë e ndeshjes. Përderisa në të po shtohej presioni nga kundërshtarët, Ter Stegeni nuk mbeti në gjendje paniku, por e gjuajti topin drejt fazës së sulmit.

Topi i goditur nga Ter Stegeni e gjeti Luis Suarezin, i cili me qetësi e mposhti mbrojtësin e fundit dhe portierin dhe arriti ta zhbllokojë rezultatin e ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi ashtu siç kishte përfunduar e para për katalonasit, të cilët arritën ta dyfishojnë epërsinë në minutën e 49-të, përmes Junior Firpes.

Barcelona luajti me dhjetë lojtarë në fushë që na minuta e 82-të, kur Clement Lenglet u ndëshkua me kartonin e dytë të ndeshjes, rrjedhimisht të kuq, për shkak të një ndërhyrjeje.

Me këtë fitore, Barcelona ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e La Ligës, të paktën për momentin, me 13 pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshjet e para (katër fitore, një barazim dhe dy humbje).

Valverde do të shpresojë se skuadra e tij do ta arrijë një rezultat pozitiv edhe në mesjavën e ardhshme, kur Barcelona do të përballet me Interin në kuadër të Grupit F të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat