Simeone: Gjyqtari anësor e di se çfarë tha Ramosi

Futboll

Simeone: Gjyqtari anësor e di se çfarë tha Ramosi

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 14:02
Simeone: Gjyqtari anësor e di se çfarë tha Ramosi

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos shpëtoi shumë lehtë sipas trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone.

Ramos për fat të tij derbin e qytetit të Madridit e përfundoi pa u ndëshkuar fare nga gjyqtarët, por sipas Simeone ai është dashur të përjashtohej me karton të kuq.

Atletico Madridi dhe Real Madridi barazuan mbrëmë pa gola në “Ëanda Metropolitano”.

Ndërkohë, e përditshmja spanjolle “AS” shkruan se Simeone mendon që Ramos duhej të ishte përjashtuar nga loja për shkak të fyerjeve që i kishte bërë ndaj gjyqtarit anësor.

Raportohet se Ramos e ka quajtur gjyqtarin “La puta que te pario”, që përkthehet si bir k*rve.

Simeone u pyet për këtë incident pas ndeshjes dhe tha: “Çfarë ndodhë në fushë, mbetet në fushë. Gjyqtari anësor e di se çfarë tha Ramosi”.

Ajo që pa asnjë dyshim do të acarojë zyrtarët e klubit është fakti se në edicionin e kaluar Diego Costa kishte marrë një karton të kuq dhe ishte suspenduar për tetë ndeshje për një incident të ngjashëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat