Drita fiton derbin më të madh në Kosovë! Prishtina shkatërron Vushtrrinë

Futboll

Drita fiton derbin më të madh në Kosovë! Prishtina shkatërron Vushtrrinë

Nga: K. Goca Më: 29 shtator 2019 Në ora: 15:35
Shënohet gol në derbin më të madh të Kosovës

Skuadra e Dritës nga Gjilani në cilësinë e mysafirit e mposhti me rezultat 1:0 Gjilanin, në derbin më të madh në Kosovë. Përballja mes skuadrave të një qytetit, rival të përbetuar, që sa herë ndeshen mes vete qyteti ndahet në dysh: bardhë e kuqtë (Gjilani) dhe bardhë e kaltrit (Drita), kësaj radhe më i mirë doli Drita. 

Në një atmosferë të bukur sportive, rreth 5 mijë shikues, Drita fitoi falë golit të Ardian Cuculit që realizoi me kokë në minutën e 30-të pas harkimit të shkëlqyeshëm të Xhevdet Shabanit.  

Trajneri Ardian Nuhiu i Dritës doli më i suksesshëm se ai i Gjilanit, Gentian Mezani. Drita renditet në pozitën e dytë me 14 pikë, ka një me pak se Feronikeli dhe Gjilani është i gjashti me 12 sosh. 

Prishtina me kryetrajner të ri Armend Dallku realizojnë fitoren e tretë rresht, këtë herë e shkatërruan Vushtrrinë vendas me 3:0. Në fakt, është fitorja e katërt rresht nëse e llogarisim edhe fitoren sa ishte në krye të Prishtinës Bylbyl Sokoli. Golat në pjesën e parë u realizuan nga Alban Shillova që në minutën e 2-të dhe nga Nertil Hoxhaj (41′) dhe në periudhën e dytë Armend Thaqi nga penalltia në minutën e 56-të. Prishtina është në vend të pestë me 13 pikë, dy me pak se lideri Feronikeli, kurse Vushtrria është në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 5 pikë.

Superliga e Kosovës
Vushtrria-Prishtina    0:3
Drenica-Ballkani    0:1
Llapi-Dukagjini    2:1
Gjilani-Drita    0:1

Feronikeli-Ferizaj    5:0
Trepça ’89-Flamurtari    5:1

Tabela
1. Feronikeli    7    5    0    2    15
2. Drita    7    4    2    1    14
3. Llapi    7    4    2    1    14
4. Ballkani    7    4    2    1    14
5. Prishtina        7    4    1    2    13
6. Gjilani    7    4    0    3    12
7. Trepça ’89    7    2    3    2    9
8. Drenica    7    2    2    3    8
9. Flamurtari    7    2    1    4    7
10. Ferizaj    7    2    0    5    6
11. Vushtrria    7    1    2    4    5
12. Dukagjini    7    0    1    6    1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat