Ballkani i Munishit me tri pikë nga Skenderaj 

Futboll

Ballkani i Munishit me tri pikë nga Skenderaj 

Nga: K. Goca Më: 29 shtator 2019 Në ora: 15:52
Ballkani i Munishit me tri pikë nga Skenderaj 

Ballkani nga Theranda vazhdon me formën e mirë dhe importojnë tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Drenicën në Skenderaj.

Tri pikë të mëdha për Ballkanin me kryetrajnerin Ismet Munishin, që janë befasia më e këndshme e këtij edicioni të paktën deri në javën e shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 14-të, Jetmir Topalli siguroi fitoren e Ballkanit, i cili me kokë mposhti portierin vendas.

Ballkani renditet në vend të katërt me 14 pikë, ka një me pak se lideri dhe kampioni në fuqi se Feronikeli dhe Drenica është në pozitën e tetë me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat