Fisnik Asllani shkëlqen me dy gola në Bundesligën gjermane 

Futboll

Fisnik Asllani shkëlqen me dy gola në Bundesligën gjermane 

Nga: K. Goca Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:29
Fisnik Asllani

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Fisnik Asllani, bëri lojë brilante për Union Berlinin U-19.

Asllani realizoi dy gola për fitoren 3:1 të Union Berlinit kundër Dinamos në Dresden, në ndeshjen e javës së shtatë të Bundesliga U19 – grupi i Veriut në futboll.

Asllani është edhe reprezentues i Kosovës për grupmoshat e reja, luajti standardë deri në minutën e 89-të, ndërsa realizoi golat në minutën e 2-të dhe të 6-tën, duke kaluar ekipin e tij në epërsi me 0:2, vendasit ngushtojnë përmes Koniks (53’) dhe Dehl thellon fitoren në 1:3 (71’).

Union Berlini është në vend të dytë me 16 pikë, ka një ndeshje me pak dhe dy pikë se lideri Wolfsburg U19 dhe Dinamo është në pozitën e 6-të me 12 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat