Cikalleshi i jashtëzakonshëm në Turqi

Futboll

Cikalleshi i jashtëzakonshëm në Turqi

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 18:40
Cikalleshi i jashtëzakonshëm në Turqi

Shtatori është muaji i Sokol Cikalleshit dhe kjo nuk ka asnjë dyshim, sepse sulmuesi kavajas e nisi muajin me gol në Francë kundër kampionëve të botës dhe e mbylli me dy gola në kategorinë e dytë të kampionatit turk.

Skuadra e tij Akhisarspor ia doli të triumfojë me rezultatin 2:3 në udhëtim ndaj Karagumruk, ndërsa Cikalleshi shënoi në minutat 22-zë dhe 27-të, duke çuar përkohësisht rezultatin në 0:3, para se vendasit të shënonin dy herë për të rihapur takimin.

Sulmuesi kavajas ka shënuar në të gjitha takimet që ka zbritur në fushë këtë muaj. Ky ishte goli i katërt sezonal i Cikalleshit me ekipin turk, që kryeson renditjen në Kategorinë e Dytë me 13 pikë në 6 javët e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat