Mesut Ozil mund të mos e ketë të gjatë aventurën e tij tek Arsenal.
Mesfushori që dikur mbronte ngjyrat e Kombëtares së Gjermanisë, Ozil, nuk ka kaluar kohën më të mirë në dy vitet e fundit tek ‘Gunners’.
Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Arsenal po konsiderojnë opsionin që të lëshojnë lojtarin në formë huazimi, gjatë merkatos së janarit, transmeton lajmi.net.
Trajneri i Arsenal, Unai Emery, nuk e ka përdorur edhe aq shumë organizatorin e lojës, me 30 vjeçarin që ka luajtur vetëm 71 minuta të Premierligës deri në këtë pikë edicioni.
Është thënë se Arsenal mund edhe të paguajë një pjesë së pagës së lojtarit, në rast se e lëshojnë në huazim.