De Jong, menaxheri: Kur nënshkruam me Barçën, ai filloi të qante

Futboll

De Jong, menaxheri: Kur nënshkruam me Barçën, ai filloi të qante

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:10
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong u transferua nga Ajax-i te katalanasit për 75 milionë euro këtë verë dhe menaxheri i holandezit, Hasan Cetinkaya, ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me operacionin.

Negociatat - "PSG, Manchester City dhe Juventus kanë bërë gjithçka ishte e mundur për ta bindur, por zgjedhja e tij e parë ishte Barcelona", ka thënë Cetinkaya për Aftonbladet.

Firma - "Në momentin e nënshkrimit të kontratës, Pep Segura (ish-drejtori i përgjithshëm i Barçës) ka filluar të qajë. Ishin nën një presion shumë të madh për të mbyllur marrëveshjen".

Festa - "Pas mbylljes së operacionit kemi shkuar të gjithë në një restorant të Barcelona-s, kemi pirë verën më të mirë spanjolle dhe kemi ngrënë një biftek fantastik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat