Florian Loshaj vazhdon shkëlqimin në kampionatin rumun, katër gola dhe tri asistime, tri herë në formacionin bazë – vlera e tij mbi 300 mijë euro në stinor

Futboll

Florian Loshaj vazhdon shkëlqimin në kampionatin rumun, katër gola dhe tri asistime, tri herë në formacionin bazë – vlera e tij mbi 300 mijë euro në stinor

Nga: F.B. Më: 1 tetor 2019 Në ora: 10:14
Florian Loshaj

Futbollisti Florian Loshaj me prejardhje nga Skenderaj, që ishte pjesë e U-21 nën drejtimin e trajnerit Rafet Prekazi, që sivjet ka kaluar në skuadrën rumune Politehnika IASI po vazhdon të jetë futbollisti kyç i kësaj skuadre, fal paraqitjeve shumë të mira.

Mesfushori ynë sipas medieve rumune është përforcimi më i qëlluar në kampionatin rumun, ai deri më tani ka qenë futbollisti i pakontestuar titullar në skuadrën e tij dhe në garat e Kupës së Rumanisë, duke qenë tri herë në formacionin bazë të kampionatit.

Floriani në 9 javët e deritashme ka shënuar 4 gola, ndërkohë që ka 6 asistime për bashkë-lojtarët dhe 5 herë ka qëlluar shtyllat nga goditjet qofshin standard apo në aksione, gjë që e bënë shumë të rrezikshëm për rivalët.

Duhet theksuar se Florian Loshaj është produkt i Akademisë së Futbollit “Krc Genk” ku ishte pjesë e saj për disa vite në grupmoshat e reja që nga U-15 deri U-21, ndërkohë që duhet theksuar se kjo Akademi numërohet ndër akademitë elite në Evropë.

Gjatë kohës kur ishte në këtë Akademi, ai ishte pjesë e përfaqësues sonë U-21 nën drejtimin e Prekazit, që mbahet mend për paraqitjet e mora, posaçërisht kundër Gjermanisë dhe Norvegjisë.

Loshaj për një stinor ishte tek Mvv Maastricht në Holandë, ndërsa më pas edhe pjesë e skuadrës Roda Kerkrade(ku ka luajt edh Avdijaj), ndërsa më pas pranoi ofertën e skuadrës rumune Politehnika IASI, ku po shkëlqen dhe ka rënë në sy të shumë menaxherëve të futbollit që vërtetohet edhe me rritjen e vlerës së tij në Transfer-markt në 300 mijë euro.

Paraqitjet e mira e kanë bërë Florianin futbollistin kyç në skuadër, ndërkohë që vlerësimet pë rte vijnë edhe në media edhe nga ish-futbollistë të njohur, siç është rastii i legjendës rumune Gheorghe Hagi që drejton skuadrën Viltorul Konstanta, i cili ka thënë fjalë në superlativ për Loshajn duke u interesuar për te.

Hagi e ka përgëzuar për paraqitjen e tij, që e ka quajtur të jashtëzakonshme sipas medieve rumune dhe ka kërkuar të dijë më shumë për synimet dhe kontratën me klubin aktual.

Edhe drejtuesit e skuadrës IASI po e vlerësojnë përforcimin me Loshajn si një punë mjaftë të leverdishme jo vetëm për kontributin edhe paraqitjet por edhe ofertat që po vijnë dhe gjasat që të përfitohet nga Loshaj.

Floriani përveç asistimeve të shumta dhe specialitetit të goditjeve shumë precize është shquar edhe me shumë goditje të shtyllave edhe tërthorëseve, ndërkohë që në 10 ndeshjet e deritashme kampionale 3 herë ishte futbollist i ndeshjes  ‘man of the match’ dhe po tri herë edhe në formacion më të mirë të javës.

Duhet theksuar se për Florianin është shumë e interesuar edhe kombëtarja shqiptare e cila është duke e përcjell në secilën ndeshje, mirëpo ai ka qëndrimin e prerë që pret lëvizje nga FFK duke e konsideruar Kosovën si synimin e tij parësor.

Nisur nga nevoja për futbollistë mesfushor dhe ofansiv që ka vendi ynë, futbollist asistues edhe shpërthyes por edhe potent me goditje, krerët e shtabit teknik duhet të përcjellin edhe vlerësojnë potencialin e Loshajt duke i ofruar mundësinë për dëshmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat