Zogaj, gjyqtar në sfidën Arsenal-Standard 

Futboll

Zogaj, gjyqtar në sfidën Arsenal-Standard 

Nga: K. Goca Më: 1 tetor 2019 Në ora: 18:38
Zogaj, gjyqtar në sfidën Arsenal-Standard 

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, është caktuar gjyqtar anësor në ndeshjen e Europa League në futboll!  

Të enjten e 3 tetorit në orën 21.00 në stadiumin “Emirates” në Londër Arsenali do të ndeshet me ekipin belg Standard Liege në kuadër të xhiros së dytë të grupit F.

Kapiteni Granit Xhaka me skuadrën e tij kërkojnë fitoren e radhës. Ndeshjen e drejtojnë Sandro Scharer, Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, gjyqtari i katërt është Fedayi San, që të gjithë nga Zvicra.

Arsenali kryeson në grup me tri pikë sa ka edhe Standard i dyti në renditje, pasojnë Gumaireas dhe Eintracht Frankfurt pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat