Prezenca e Messit, Interi dhe deklaratat e Pique: Valverde i thotë të gjitha!

Futboll

Prezenca e Messit, Interi dhe deklaratat e Pique: Valverde i thotë të gjitha!

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 18:55
Ernesto Valverde

Në kuadër të takimit që Barcelona do të zhvillojë ndaj Interit mbrëmjen e nesërme për UEFA Champions League, përpara mediave ka folur trajneri i katalanasve Ernesto Valverde.

Numri një i stolit të katalanasve është pyetur mbi ndeshjen e nesërme, gjendjen e Mesit dhe Dembele si dhe për gjendjen e ekipit, pasi Pique së fundmi ka deklaruar që në ekip mungon uniteti.

Deklarata e Pique - "Ajo që na intereson të gjithëve është që të shohim përpara. Në klubin tonë krijohen shumë polemika nga asgjë. Mbi të gjitha, këto polemika vijnë nga jashtë dhe jo nga brenda. Na duhet të qëndrojmë së bashku dhe të ecim në të njëjtën rrugë të gjithë, kjo është ajo që na intereson. Të përqendrohemi në ndeshjen e nesërme, pasi është shumë e rëndësishme."

Interi - "Është një ekip që ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, me lojtarë të rinj si dhe trajner të ri. Po ashtu ata po luajnë me një skemë të re, kështu që nuk duhet të referohemi te ndeshjet e vitit të shkuar. Interi e ka nisur në mënyrë perfekte kampionatin dhe i ka fituar të gjitha ndeshjet në Itali dhe është mjaft e vështirë për t'i shënuar gol."

Dëmtimet e Messi dhe Dembele - "Duhet të presim stërvitjen e sotme. Dembele arriti të zhvillonte pjesën e parë të stërvitjes së djeshme, sot do të shohim nëse mund të bëjë më shumë. Leo nga ana tjetër zhvilloi gjysmën e seancës dhe do të shohim sot nëse do ta përfundojë të gjithë seancën."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat