Gjakovë këndellu, mos t’u mbulojë turpi! - Bota Sot
Gjakovë këndellu, mos t’u mbulojë turpi!

Futboll

Gjakovë këndellu, mos t’u mbulojë turpi!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2019 Në ora: 19:34
Gjakovë këndellu, mos t’u mbulojë turpi!

Është trishtim kur e sheh klubin me renome të futbollit Vëllaznimi nga Gjakova në fund të renditjes me vetëm tri pikë (tri barazime e tri humbje) në Ligën e parë të Kosovës! Është turp se në çfarë derexhe iu ka ra Vëllaznimi, që dikur ishte krenari jo vetëm e Gjakovës. Është turp për të gjithë ata që e prunë Vëllaznimin në këtë derexhe, që në vitin 1983-1984 me kryetrajnerin Ajet Shosholli, kishin rezultatet më të mira në Ligën e Dytë Federative të Ish Jugosllavisë.

A ju vije marre juve gjakovarëve, që Vëllaznimin është e fundosur dhe është në krizë ekstreme, që nga ky klub dolën emra të mëdhenj! A ka më turp që një qytet si Gjakova me rrethinë ta lejojnë një klub kuqezi të vije në këtë pozitë! A duhet të skuqet dikush në Gjakovë për këtë gjendje që ka ardhur klubi! A ka më katastrofë që një klub me renome të vijë në këtë gjendje ose për teket e dikujt ose një Zot e din përse e prunë në këtë derexhe! Marre iu koftë që e keni lejuar Vëllaznimin të vijë në situatë të tillë, që vërtet edhe po ia dogj zemrën tifozëve gjakovarë!

Sot Vëllaznimi u desh të jetë klubi më i organizuar, shembull, për të gjithë, jo të diskutojnë për shuarjen e aktivitetit apo për mbijetesë në ligën e parë! sot Vëllaznimi u desh të jetë në elitën e futbollit dhe të luftojë për trofe, që besa edhe për një vend në Evropë. Vëllaznimi nuk e meriton këtë gjendje ku ndodhet sot.

Ju gjakovarët me rrethinë, ju që e doni sportin, këndelluni dhe mobilizoheni, sepse është e turpshme për ju nëse nesër ky klub bie në ligën e dytë apo shuhet tërësisht. Një klub që ka pasur emra të mëdhenj, që nga Faruk Domi, i ndjeri Faton Domi, i ndjeri Hasan Shasivari, Ardian Kozniku, Ibrahim Domi, Bujar Roka, Avni Juniku, Açif Shehu, ish portieri Skënder Muhaxhiri, Agim Cana, Ali Shehu, Bedri Lota, Kujtim Lleshi, Kujtim Nikoliqi, i ndjeri Gëzim Hadri, Xhelal Kaqi, Faton Cërmjani, Agim Binaku etj. Kur sheh Vëllaznimi në këtë mjerim nuk ka kush që nuk emocionohet dhe që nuk iu thotë: Marre iu koftë.

Vëllaznimi i mbijetojë furtunave të regjimit kriminal serb, nuk mundi t’ia ndalojë veprimtarinë, ndërsa sot në kohën e shtetit të Kosovës, e keni pru klubin në prag të shuarjes apo e keni dënuar vetveten. Ky Vëllaznim, duhet të këndellet, duhet i madh dhe i vogël në Gjakovë të çohen në këmbë, qoftë nevoja edhe të dalin derë e me derë e ta kërkojnë nga një euro, që ta  shpëtojnë klubin me renome. Askush nuk iu beson as syve as veshëve se ku ka ra ky Vëllaznim, që dikur tregonte rezultate për lakmi.

Klubi kuqezi, me vite e vite ka qenë në ish ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë, ndërsa sot nuk është askund dhe ka rënë përtokë! Gjynah prej djemve që keni në klub, që janë as në tokë dhe as në qiell dhe nuk kanë çfarë të bëjnë.  Gjakovë këndellu, mos t’u mbulojë turpi! Është marre për një qytet me traditë të lejojë një Vëllaznimi në këtë gjendje!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...