Kovac nuk e beson dot rezultatin: Këtë as nuk e ëndërrova

Futboll

Kovac nuk e beson dot rezultatin: Këtë as nuk e ëndërrova

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:17
Kovac

Niko Kovac ka mbetur i mahnitur nga fitorja 7-2 e Bayern Munich ndaj Tottenham në Ligën e Kampionëve të martën, duke thënë se ai nuk mund të ëndërronte për një rezultat të tillë.

Bayern shpërtheu ndaj mikpritësve të tyre në stadiumin e Tottenham Hotspur pavarësisht se Son Heung-min shënoi i pari në minutën e 12-të.

Ish-talenti i Arsenalit Serge Gnabry ishte frymëzimi, duke shënuar katër gola në një performancë të mrekullueshme individuale, ndërsa Robert Lewandowski dhe Joshua Kimmich gjithashtu gjetën rrjetën.

“Askush nuk mund ta ëndërronte këtë rezultat”, i tha ai DAZN. “Ne e dinim se çfarë na priste në Londër dhe e provuam atë në 25 minutat e para”.

“Tottenham na bëri shumë presion, por fatmirësisht Manuel Neuer na mbajti në lojë. Pas kësaj, skuadra ime bëri shumë mirë”.

“Sigurisht, goli i dytë ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Në gjysmë të kohës, ne shtrënguam edhe një herë disa gjëra dhe pastaj luajtëm ashtu siç e imagjinoj dhe dëshiroj. Mbi të gjitha, morëm të gjitha mundësitë që krijuam”, deklaroi Kovac.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat