De Jong: Do të doja që De Ligt të ishte në Barcelonë

Futboll

De Jong: Do të doja që De Ligt të ishte në Barcelonë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:12
Frenkie De Jong

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong ka thënë se do dëshironte të luante me qendërmbrojtësin, Mattijs de Ligt.

Dyshja luajtën se bashku në Ajax, por gjatë afatit kalimtar i ndanë rrugët.

Holandezi tha se ka parë vetëm disa ndeshje të ish-bashkëlojtarit në fanellën e Juventusit.

“Nuk i kam parë të gjithë ndeshjet e tij, analiza ime nuk është kompletuar. Kam parë ndeshjen ndaj Fiorentines dhe Atleticos, në të cilët doli shumë mirë. Po luan shumë, andaj është fillim i mirë. Është shumë i ri dhe arriti në Juventus si yll, gjë që është pozitive për moshën e tij. Do të doja të ishte këtu, por asnjëherë nuk i thash ndonjë gjë, ishte zgjidhja e tij, zgjodhi Juventusin dhe mendoj që bëri mirë, pasi është një ndër klubet më të mëdha në Evropë”, deklaroi ai.

Barcelona këtë javë do të këtë punë të vështirë pasi sot ndeshet ndaj Interit, ndërsa të shtunën kundër Sevillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat